E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", i ftuar kreu i LSI Ilir Meta

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i ftuar në emisionin "Ora e Debatit" përballë gazetarit Alfred Peza u shpreh se LSI do të marrë 40 deputetë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Metës LSI jo vetëm që do të arrijë objektivin e saj për marrjen e 40 deputetëve por do të jetë fituese në katër qarqe të vendit duke përmendur Fierin, Beratin dhe dy të tjerat do të jenë surprizë. Gjithashtu Meta u shpreh se nëse ai humbet në zgjedhje do të rishikoj pozicionin e tij politik. Ndërsa për takimin e tij me ish liderin socialist Nano, kreu i LSI-së u shpreh se takimi u kërkuar për një bashkëpunim i të gjithë faktorëve në opozitë. Ai gjithashtu u shpreh se Nano nuk ka qenë asnjëherë armiku i tij sepse armiku i tij është filozofia e përjashtimitduke shtuar se Ruçi dhe Xhafa kijuan politikën e përjashtimit dhe Nano ra në grackën e tyre. Ndërsa për refuzimin e ftesës nga lideri i PS Rama kreu i LSI-së Meta u shpreh se kjo tregon se ai ndihet i kompleksuar sepse është i ndërgjegjshëm për veprimet e tij cinike në raport me LSI-në. Ai gjithashtu u shpreh se Rama nuk i ka lejuar deputetëve të PS të hidhnin firmat për ngritjen e komisionit hetimor për trafikun e armëve. Ndërsa për fushatën elektorale Meta u shpreh se difekti thelbësor i saj është mospërballja në debate të liderëve politikë.
Ilir Meta përballë gazetarit Alfred Peza u shpreh gjithashtu se sërish se LSI-ja do të bëjë koalicion pas zgjedhor me Partinë Socialiste duke përjashtuar në mënyrë të prerë një bashkëpunim me Partinë Demokratike. Ai shtoi gjithashtu se strategjia e kësaj force politike për maksimalizimin e votës ka qenë në drejtim të punësimit. "Forca më e madhe e LSI-së është në Tiranë por do të ketë një dallim të madh në përqindje edhe për Fierin dhe Beratin" u shpreh Meta.
Ndërsa për spotet publicitare të partive politike Meta u shpreh se është për të ardhur keq që PS e mbështeti fushatën në goditjen e të tjerëve qoftë edhe të Berishës. Ai shtoi se LSI-ja në bashkëpunim me këshilltarët e saj janë përqëndruar tek dhënia e mesazhit në mënyrë që problemi kryesor të përcohet te të gjithë shqiptarët. "Është e rëndësishme të mos u përgjigjeshim çdo lloj provokimidhe përqëndrimi të ishte vetëm tek forca kryesore, tek përvoja e liderit si kryeministër" u shpreh Meta. Ndërsa për ruajtjen e votës në 28 qershor kreu i LSI-së shpjegoi dhe skemën që kjo forcë politike do të ndjekë për ditën e zgjedhjeve. Ai deklaroi se shtabi i LSI-së që është krijuar për fushatën do të bashkëpunojë me vëzhguesit ndërkombëtar dhe me strukturat e ngritura për çdo problem menjëherë do të informohen ndërkombëtarët. Meta gjithashtu shtoi se Shqipëria do të jetë në një kontroll të imët ditën e zgjedhjeve duke shtuar që të dy liderët janë paralajmëruar për incidentet e mundshme. "Qëllimi ynë është që të gjithë ti shërbejmë procesit zgjedhor dhe besoj se nuk do të ketë probleme" u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›