PD-PS mbyllin fushatën elektorale

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste po zhvillojnë mitingjet përmbyllëse të fushatës zgjedhore. Partia Demokratike po e organizon mitingun në sheshin "Skënderbej" ndërsa PS-ja në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Mitingjet përmbyllëse të dy forcave më të mëdha politike për zgjedhjet e 28 qershorit, po shoqërohen nga një koncert me pjesëmarrjen e këngëtarëve më me zë shqiptarë. Pritet që në mitingjet e dy forcave më të mëdha politike PD-PS të mbajnë fjalim dhe dy liderët Berisha dhe Rama.