E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luca Toni dëshiron rikthimin në Serinë A

Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, thotë se ai është i gatshëm të rikthehet në kampionatin italian të futbollit. E ardhmja e Luca Tonit në Bayern vazhdon të jetë e pasigurt, veçanërisht pas ardhjes së Mario Gomez nga Stuttgarti. "Dua të rikthehem. E di se ka krizë në klubet dhe ata nuk mund të investojnë shumë, por dikush është i interesuar për mua", thotë Luca Toni. "Inter ose Milan? Ka bisedime, por nuk është e mjaftueshme për të folur për transferim. Nuk jam rob i pagës time. Nëse nuk gjej vend në Bayern, nuk do të ketë problem për t'u rikthyer në Itali për një pagë të reduktuar", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›