E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", programi i qeverisë "Berisha 2"

Programi i qeverisë "Berisha 2" ka qënë në fokus të emisionit të gazetarit Alfred Peza "Ora e Debatit". Të ftuar në studio politikanë dhe ekspertë kanë diskutuar për më se 2 orë për anët pozitive dhe pikat e dobëta të programit të qeverisë. Për deputetin e PS-së Ilir Beqja programi qeverisë është një dokument që nuk i jep shpresë shqiptarëve të mund të udhëhiqen në këto 4 vjet. Sipas tij programi nuk thotë se sa më shumë do të rrite të ardhurat dhe sekroët që do të zhvillohen në vend duke shtuar se në program nuk ka propozime konkrete se çfarë do të bëhet që të ecet me shpejt. Ndërsa për deputetin Arben Malaj programi nuk u jep garanici shqiptarëve duke shtuar se ky program ka qënë nga më të dobtit që janë paraqitur më parë. Ndërsa për Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti programi i qeverisë është mjaft i qartë dhe i monitorushëm dhe është një program politik me objektiva të qarta ekonomike. Ndërsa këshilltarja e Kryeministrit Suzana Guxholli theksoi se programi nuk është thjesht mekanik por do të jetë programi i investimeve të mëdha. Sipas Guxhollit burimet financiare për të realizuar projektet e paraqitura në program do të sigurohen nga buxheti i shtetit duke arritur të sigurojë edhe burimet e investimeve. Ndërsa për Artan Hoxhën elementët bazë të programit janë që të krijojnë një mjedis të favorshëm për të bërë biznes.
Ndërsa rektori i UET-së Ardian Cicici shprehet ekonomia shqiptare është një trend zhvillimi dhe nuk është ekonomi që është krizë por i ndjehu efektet e krizës. Sipas tij ekonomia shqiptare arriti t'i rezistonte krizës ekonomike dhe është një ekonomi në zhvillim. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti theksoi se në programin qeverisës janë përfshirë edhe elementë të progrmit të LSI-së të cilat janë ligji për moshën e tretë, heqja e TVSH-së për arsimin dhe shëndetësinë dhe për sistemin hekurudhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›