E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e studimeve parlamentare, tryezë për të drejtën e peticionit

Qendra e studimeve parlamentare organizoi ditën e premte një tryezë të rrumbullakët me temë zëri i qytetarëve dhe e drejta kushtetuese e peticionit dhe ankimimit një mjet i rëndësishëm i përgjegjshmërisë së qeverisjes. Në këtë aktivit kanë marrë pjesë përfaqësues të politikës si dhe të institucioneve të tjera siç janë nga ministria e Brendshme dhe Avokati i popullit. Nga monitorimi i bërë nga kjo qendra e studimeve ka rezultuar se për një vit janë presidencës 2500 kërkesa dhe ankesa, në ministrinë e Brendshme 3600 ankesa në vit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë janë bërë 2101 kërkesa te Avokati i Popullit kanë shkuar në vit 4 mijë këkesa dhe ajo që mban numrin më të madh të kërkesave është bashkia e Tiranës e cila në vit ka pasur 26 mijë ankesa. Pas këtij monitorimi qëndra e studimeve parlamentare ka bërë edhe një sërë rekomandimesh që institucionet ku mbërrijnë kërkesat t'i monitorojnë dhe të zgjidhin sa më shpejtë këto ankesa. Në këtë takim kanë marrë fjalën përfaqësusi i Avokatit të Popullit dhe nga fusha e politikës Petro Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›