Ministria e Brendshme u ben thirrje qytetareve qe te aplikojne per leternjoftimet

Tiranë, 3 prill, 15: 05, NOA – Ministria e Brendshme apelon kryeqytetasit që të aplikojnë për kartat e identitetit.
“Tërheqja në kohë e letërnjoftimeve nga qytetarët lehtëson mbarëvajtjen e procesit", - ëshët shprehur për mediat në një deklaratë zëdhënësi i këtij institucioni, Fatmir Konja. Gjithahstu, Ministrja ka reaguar edhe për pretendimin e paraqitur në mënyrë të përsëritur nga opozita për një numër qytetarësh që nuk zotërojnë pasaportë për udhëtim jashtë shtetit, emrat e të cilëve nuk gjenden në listat e personave pa pasaportë të dërguara pranë njësive vendore. Sipas zëdhënësit Konja, nga verifikimet e kryera deri më tani nga Ministria e Brendshme rezulton se ky pretendim i opozitës nuk qëndron.Gjithashtu, bëhet e ditur se Ministria e Brendshme do të kryejë verifikime të përbashkëta me përfaqësues të opozitës për të gjithë ata qytetarë që opozita pretendon se nuk kanë pasaportë dhe nuk figurojnë në listat e publikuara të personave pa pasaportë për udhëtim jashtë shtetit.
s.v/NOA