Ora e Debatit:Zgjedhjet e standardet e NATO-s

Zgjedhjet dhe standardet e NATO-s do jenë në qendër të diskutimit të emisionit "Ora e Debatit" në orën 21.00.Të ftuarit e gazetarit Alfred Peza do të diskutojnë për sigurinë dhe lirinë e zgjedhjeve të 28-qershorit. Sa të drejtë ka opozita për kartat e identitetit dhe a do të pajisen të gjithë qytetarët me karta deri në ditën e votimeve? Zëvendës kryeministri Genc Pollo, sekretari për Çështjet Elektorale në PS,Kastriot Islami si dhe analistët Lufti Dervishi dhe Mustafa Nano do debatojnë ndër të tjera edhe për standardet e zgjedhjeve në Shqipëri tashmë si anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Në emisionine gazetarit Alfred Peza do të diskutohet edhe për pikat e bashkimit dhe ndarjes për zgjedhjet mes mazhorancës dhe opozitës, fakti nëse akuzat e opozitës janë lojë politike apo realitet si dhe nëse do të pranojë ose jo humbësi rezultatin e 28-qershorit.