Ora e Tokës, fiken dritat në 2.700 qyetete të botës
28 marsi, ose siç njihet ndryshe 'Ora e Tokës', eventi i mobilizimit global për klimën, është dita që në 25 orare të ndryshme në shumë qytete të botës do të fiken dritat nëpër qytete, monumente simbolike, institucione, ndërmarrje, dhe shtëpitë e gjithë botës. Dritat do të fiken në dy mijë e 700 qytete të botës, në 83 vende të ndryshme, me objektivin e përfshirjes së një miliardë personave. Disa e cilësojnë si "ngjarjen më të madhe globale të të gjitha kohërave". "Ora e Tokës" është një errësirë e madhe. Nga piramidat e Egjiptit, tek Koloseu i Romës; nga Kulla Eifel, tek Golden Gate; nga Ura e Rialtos, tek Ujëvarat e Niagarës, e gjithë bota do të përfshihet në një black out total. Organizatorët kanë si synim dhënien e një mesazhi liderëve botërorë se gjendja është emergjente dhe se nuk mund të pritet më shumë. Kriza e shkaktuar nga efekti serrë kërkon marrjen e masave të menjëhershme brenda këtij viti mbi ndryshimet klimatike. Xhiroja e botës e 'Orës së Tokës' do të kalojë në 25 orare të ndryshme në të gjithë botën, duke shënjestruar një përfshirje prej një miliardë personash që do të shujanë dritat në vendet ku ndodhen. Gjithçka nis me Zelandën e Re, Sidnein, Pekinin, Tokion, Nju Delhin, Romën, Parisin, Madridin, Rio de Zhaneron, Nju Jorkun San Franciskon dhe do të mbyllet me qytetin shumë dritësh të Las Vegasit.