E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndetësi,certifikohen për rikualifikim profesional 50 mjekë

Certifikohen për rikualifikim profesional rreth 50 mjekë të shërbimit të urgjencave. Ekipe mjekësh të specializuar dhe drejtues të shëndetësisë nga rajoni i Piemontes, Itali, prejn afro një muaji ka ofruar teoritë dhe praktikat më të mira të kësaj fushe. Një pjesë e këtij trajnimi u realizua në shtetin fqinj,ku mjekët tanë të shërbimeve të ndryshme të urgjencave,patën mundësinë të njihen me praktikat më të mira profesionale.Trajnimi i mjekëve të urgjencave vjen në kaudër të reformimit të këtij shërbimi. Pak kohë më parë ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka deklaruar se, kanë nisur projektet për përmirësimin e infrastrukturës, plotësimin me aparaturat dhe pajisjet e nevojshme në të gjtha njësitë e urgjencave, dhe shërbimit parësor. Gjithashtu, Godo ka bërë të ditur se, në fakultetin e mjekësisë në UT do të hapet një degë e re për përgatitjen e mjekëve të urgjencës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›