E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi humbet 7-1 me Dnepr

Laçi pësoi një humbje qesharake 7-1 nga Dnepri ne Mogilev të Bjellorusisë në ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminator të Ligës së Europës, duke e mbyllur me turp aventurën e tij të parë në një kompeticion evropian, edhe pse në ndeshjen e parë në “Niko Dovana” të Durrësit barazoi 1-1.

Me një ekip që kishte vetëm 11 lojtarë në fushë dhe 4 në bankinë, formacioni i ndërtuar nga Stavri Nica, pësoi humbjen e dytë më të thellë për një ekip shqiptar në dy edicionet e fundit në Ligën e Europës, përfshirë këtu humbjen 8-0 të Flamurtarit nga skocezët e Madhëruellit vitin e kaluar.

Qëndresa e kurbinasve rezistoi vetëm 10 minuta, kur Bychenok çeli goleadën bjelloruse. Yurchenko realizoi një tripletë (17, p , 56' , 81'), ndërsa Zenkovich (42’) dhe Chernykh (87’) kompletuan dështimin e Laçit. Valdon Nimani (61’) shënoi golin e flamurit për laçjanët, ashtu siç kishte bërë në Durrës, Bledar Marashi. Kapiteni i Laçit, Julian Brahja, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, rrjedhimisht i kuq, në minutën e 72-të, kur rezultati ishte 5-1.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 08 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›