E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orar veror shërbimi në "Procredit Bank"

Për herë të parë në Shqipëri "ProCredit Bank" do të ofrojë orar më të gjatë shërbimi për klientët e saj, duke filluar nga ora 08:30 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes. Me synimin për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve edhe në këto ditë të gjata të stinës së verës, "ProCredit Bank" ka zgjeruar orarin e shërbimit në disa prej degëve dhe agjencive që ndodhen në qytetet kryesore dhe turistike si: dega Tirana e Re, Piazza, agjencia Komuna e Parisit në Tiranë, dega Qendër Durrës, dega Plazhi në Durrës, agjencia Bulevard Vlorë, dega Sarandë, dega Pogradec. "Qëllimi ynë është që të ofrojmë një shërbim që u përshtatet kërkesave dhe nevojave të klientëve tanë", pohojnë drejtues të bankës. Përveç shërbimit 24 orë nëpërmjet rrjetit prej 69 bankomatesh me shtrirje në të gjithë vendin dhe shërbimit internet banking, klientët e "Procredit" (duke veçuar këtu turistët dhe emigrantët) gjatë sezonit veror mund të kenë nevojë për një orar më të gjatë në dispozicion të tyre për kryerjen e shërbimeve bankare (si: këmbim valutor, transferta, tërheqje apo depozitime të fondeve të tyre, pagesa ndaj palëve të treta etj.).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›