E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, nisin punimet në "rrugën e rrezikut"

Pas përfundimit të projektit dhe tenderimit, dje ka qenë dita e parë e punimeve për zgjerimin e rrugës nga Kanali i Çukës në Butrint. Megjithëse kjo është rruga më e përshkueshme nga flukset e turistëve, vendas e të huaj, pasi lidh Sarandën me Ksamilin e Butrintin, për shkak të ngushtësisë dhe pamundësisë për t‘u shkëmbyer automjetet, ajo ka qenë më e rrezikshmja dhe burim aksidentesh. Këtë e sheh edhe në pllakat memoriale që ngrihen përgjatë saj. Ekskavatorët kanë nisur gërmimin për zgjerimin e saj, me gjatësi 7 km, edhe pse nën reshje shiu. Projekti, i porositur nga Bashkia e Sarandës, është i ndarë në dy lote, me nga 7 km secili, që do të angazhojë 4 firma ndërtimi. Rikonstruksioni do ta çojë gjerësinë e "rrugës së rrezikut" në 8 metra, ndërkohë që ndërtimi i saj do të shoqërohet edhe nga 20 mijë m2 trotuare, si dhe me ndriçim në zonat e banuara etj. Ky investim do të bëjë krejt të re edhe Urën e Kanalit të Çukës, 38 metra e gjatë dhe 10 e gjerë. Afati i përfundimit të investimit do të jetë vera e vitit 2010, tha kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›