Papajani, urdhër tatimorëve: Larg fushatës, vazhdoni punën!
E kishte paralajmëruar me kohë, por me sa duket kreu i Tatimeve nuk duket aspak i qetë. Mësohet se gjatë ditëve të fushatës, drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave, Artur Papajani, ka nxjerrë urdhrin për drejtoritë rajonale, ku u kërkon angazhim të plotë në mbledhjen e taksave, pa pasur ndikim nga fushata elektorale. Edhe pse me tregues në rritje krahasuar me 2008-n, Papajani kërkon nga 12 drejtoritë rajonale që të mos përfshihen nga vala e zgjedhjeve parlamentare, ku siç ndodh zakonisht, vërehen rënie të arkëtimeve. Shqetësimi lidhet me faktin se, situata zgjedhore mund të ndikojë negativisht në mbledhjen e të ardhurave, duke përfshirë në panik administratën tatimore.
Në shkresën e publikuar ditët e fundit, kreu i Tatimeve ka urdhëruar ngritjen e 12 grupeve që do të mbikëqyrin punën e 12 drejtorive rajonale të tatimeve (më kryesoret). Urdhri vjen në një kohë kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Edhe pas kësaj date parashikohet një ritëm më i ulët pune, jo vetë për tatimorët, por në tërësi për administratën shtetërore.
Pak ditë më parë, kreu i Tatimeve në një konferencë shtypi garantoi se punonjësit e tij nuk po ndikohen aspak nga fushata, ndërsa paraqiti shifra pozitive të arkëtimeve, në masën 103 për qind. Megjithatë, për ta pasur situatën më në kontroll, Papajani ka kërkuar nga tjerët e rretheve një raportim të detajuar çdo tri ditë, si për nivelin e arkëtimeve ashtu për bizneset që shkelin ligjin. Mësohet se urdhri do të jetë në fuqi deri në realizimin e planit edhe për 6-mujorin e dytë të vitit.
Konkretisht, puna e inspektorëve tatimorë duhet të jetë e përqendruar te katër taksat kryesore: TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore.