Mbrojti prodhimin vendas, Bosnjë-Hercegovina shkel CEFTA-n
BE-ja akuzoi dje Bosnjë-Hercegovinën se me miratimin e ligjit për mbrojtjen e prodhimit vendor në kuadër të CEFTA-s ka shkelur këtë marrëveshje tregtare rajonale. "Kjo është shkelje e detyrimeve të Bosnjë-Hercegovinës, të parapara në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA)", lajmëruan përfaqësuesit në Bruksel, duke shprehur keqardhje për shkak të miratimit të ligjit. Shefi i diplomacisë së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Zirojeviç, po ashtu, shprehu keqardhje për shkak të vendimit të Parlamentit dhe paralajmëroi se vendi për shkak të kësaj do të bartë sanksione ndërkombëtare. Ligji kontestues pritet që më së shumti të godasë Kroacinë, eksporti i së cilës me Bosnjë-Hercegovinën gjatë vitit të kaluar arriti në rreth 1.7 miliardë euro.