Fier, ekzekutohet 37 vjeçari, 4 plumba në trup

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ku shtetasi Dhimitër Gjika, 37 vjeç nga Saranda është qëlluar me 4 plumba pistolete nga persona të paidentifikuar, duke mbetur i vdekur. Ndërkohë uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa po merren dëshmitë e rastit. Ndërkaq mbeten akoma të panjohura shkaqet e kësaj ngjarje të shëmtuar, nëse ka qenë një larje hesapesh, rrjedhojë e një konflikti, apo cdo pistë tjetër e mundshme.