Orët e Putinit kushtojnë gjashtë herë më shumë se paga e tij vjetore
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka një koleksion orësh që vlen rreth 600 mijë euro, që do të thotë gjashtë herë më shumë se paga e tij vjetore zyrtare. Një nga orët, e punuar me platin dhe me rrip lëkure krokodili, vlen të paktën 300 mijë euro. Ajo quhet Tourbograph dhe është krijuar nga prodhuesit gjermanë të A Lange & Sohne. Zbulimi i këtyre orëve ka ngritur pyetjen se si mund ta përballojë Putin një koleksion të tillë, me të ardhurat që siguron. Detajet e koleksionit të Vladimir Putin u publikuan në një video të prodhuar nga grupi opozitar rus, Solidariteti të postuar në YouTube. Video, e titulluar Orët e Kleptokratit, kanë në sfond fjalimin e Putinit, ku thotë se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, si një nga prioritetet e tij. Ora e Putinit bie më kontrast të plotë me orën që mban Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, një orë që kushton rreth 250 euro.