E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orët e fundit të negociatave, ja disa nga emrat e kabinetit të ri

rama-meta-570x310Ka shumë spekulime në lidhje me faktin se kush do jetë ministër në kabinetin e ri të Edi Ramës.

E përditshmja Dita sjell disa emra, që duket se janë më pranë zyrtarizmit.

Sipas saj, Ditmir Bushati do jetë ministër i Jashtëm, Saimir Tahiri do jetë ministër i Brendshëm, Ylli Manjani do jetë ministër i Mbrojtjes, Shkëlqim Cani do jetë ministër i Financave, Mimi Kodheli do jetë ministre e Ekonomisë, Ilir Beqja do jetë në postin e ministrit të Bujqësisë, Erion Veliaj do drejtojë ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Lindita Nikolli do marrë një nga tre postet e ministrave të shtetit.

Spartak Ngjela mendohet se nuk do jetë në postin e ministrit të Drejtësisë, pasi ky post është më pranë LSI-së. Ngjela do marrë një post nga ato të ministrave të shtetit.

Dule duket se është më pranë ministrisë së Turizmit.

Megjithatë, këto janë thjesht spekulime, pasi emrat do dalin brenda pak ditësh./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›