E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tentohet të grabitet një Exchange, arrestohen 3 grabitësit

Tre persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit gjatë tentativës për të grabitur një pikë këmbimi valutor.

Ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Durrësit, ku tre grabitësit pasi kishin marrë 10 mijë euro nga dyqani i Exchange po tentonin të largoheshin por janë arrestuar nga forcat speciale Shqiponjat.

Mësohet se një nga gabitësit ka hutuar punonjësen e exchange ndërsa dy të tjerët kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar por janë arrestuar nga policia.

Ndërkohë tre të arrestuarit tashmë ndodhen në mjediset e policisë ku po merren në pyetje nga efektivat e policisë për ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›