E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama e nis punën duke u përballur me Greqinë. Braçe: Berisha nuk merret më me ta

ramaKryeministri i ardhshëm, Edi Rama, do të duhet shumë shpejt të përballet me një nga çështjet e nxehta në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për paktin e ndarjes së ujërave detare.

Siç shkruan e përditshmja Shqip, Greqia do marrë presidencën e Bashkimit Europian duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.

Nuk dihet nëse Tirana do e marrë statusin e kandidatit në dhjetor të këtij viti, por në fillim të vitit që vjen, Rama do të diskutojë disa çështje të rëndësishme me Greqinë.

Në një intervistë për gazetën Kathimerini, pak kohë më parë, Rama tha se ka marrë fund dimri i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vera do të vijë shumë shpejt në këto relacione.

Rama po ashtu është shprehur se sa i përket paktit detar, ai duhet riaktivizuar duke pasur në mendje respektin e plotë për pikëpamjet e palëve.

Ndërkohë këto ditë një çështje e nxehtë është ajo e toponimeve në pasaporta.

Deputeti socialist, Erion Braçe ka akuzuar qeverinë aktuale se nuk po bën detyrën në shërbim të fëmijëve të këtij vendi, që nuk mund të lëvizin për shkak të toponimeve në pasaporta.

Kryeministri doktor ose heqimi kryeministër ka humbur. Ai po lë të kuptohet se me grekët nuk ka çtë zgjidhë, shkruan Braçe në FB./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›