Organigrama e qeverisë, ja kriteret e reja
Kriteret e reja për funksionimin e administratës publike kanë në themel të tyre organizimin mbështetur në parimin e shkallëzimit, sipas të cilit vartësit, në çdo nivel, duhet të ndjekin zinxhirin vendimmarrës dhe të komunikojnë me eprorët e tyre vetëm nëpërmjet eprorit më të afërt në hierarki. Kështu organigrama e re i ka grupuar funksionimin e institucioneve sipas 5 funksioneve, politikëbërëse, rregullatore, funksione të ofrimit të shërbimeve, funksione të shërbimeve mbështetëse. Kështu për çdo funksion do të kenë vetëm një drejtori. Ndërkohë që aktualisht në administratë për një funksion ka më shumë se katër drejtori, ose sipas rastit. Në aparatet e ministrive, sektorët nuk mund të krijohen si njësi të veçanta që raportojnë drejtpërdrejt te sekretari i përgjithshëm. Në këtë kuadër sektorët e ngjashëm shkrihen. Në institucionet e pavarura, njësia më e lartë organizative është drejtoria e përgjithshme, e cila krijohet vetëm në rastet kur plotësohen standardet numerike përkatëse.
15. Në institucionet e varësisë, njësia më e lartë organizative është drejtoria. Në rastin e
institucioneve të mëdha, me më shumë se 50 pozicione pune, në institucionin e varësisë mund të krijohen pozicionet e zëvendëstitullarit, me kushtin që ky pozicion të jetë, në njëjtën kohë, edhe drejtuesi i një drejtorie funksionale të institucionit. Pozicioni i sekretarit të përgjithshëm krijohet vetëm në Kryeministri, aparatet e ministrive dhe në institucionet e pavarura, në rast se në këto të fundit anëtarët e emëruar në drejtimin e institucionit nuk janë të punësuar me kohë të plotë. Pozicionet e dedikuara për funksionet mbështetëse në çdo institucion nuk duhet të kalojnë 33% të numrit të përgjithshëm të pozicioneve të institucionit. Sipas kritereve të reja në aparatet e ministrive ka vetëm një drejtori të përgjithshme për çdo funksion kryesor, me përjashtim të rastit kur një drejtori e përgjithshme është krijuar me një ligj të veçantë. Në aparatet e ministrive, sektorët nuk mund të krijohen si njësi të veçanta që raportojnë drejtpërdrejt te sekretari i përgjithshëm. Sektorët e veçantë vendosen në kuadrin e drejtorisë me të cilën kanë ngjashmërinë më të madhe të misionit. Një sektor mund të krijohet si njësi organizative e veçantë kur në të janë të paktën një pozicion shef sektori dhe dy vartës. Një sektor mund të krijohet edhe pa pozicionin e shefit, nëse është në kuadër të një drejtorie dhe ka të paktën dy nëpunës.
Një drejtori mund të krijohet nëse ka në përbërje të saj të paktën dy sektorë të drejtuar nga një shef ose nëse ka të paktën 5 (pesë) punonjës. Një drejtori e përgjithshme mund të krijohet nëse ka në përbërje të saj të paktën dy drejtori.