E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet, shefat e rinj për 56 shërbimet në Tiranë

SHKRUAN: Jonida Tashi 27-07-2011 10:28

Zgjidhen shefat që do të drejtojnë shërbimet në katër spitalet universitare që janë edhe institucionet më të mëdha shëndetësore në vend. Pas përfundimit të garës dhe emërimit të tyre, vetëm në tre nga shërbimet kyçe janë ndryshuar drejtuesit. Bëhet fjalë për tre shërbime në QSUT, ku tek ai Psikiatrisë, Anastas Suli zëvendësohet nga Arjel Çomo; te Kirurgjia Kardiake, në vend të Ali Rafetllarit do të jetë Edvin Prifti; dhe te Gastrohepatologjia vendoset Adriana Babameto, duke zëvendësuar Jovan Bashon. Ndërsa janë mësuar tashmë emrat e drejtuesve të 56 shërbimeve në katër spitalet universitare të vendit, pjesa më e madhe e të cilëve janë po ata që kanë drejtuar edhe më parë, vetëm dy shërbime në QSUT, Reumatologjia dhe Pediatria e Specialiteteve Nr.1 do t’i nënshtrohen procedurës së rizgjedhjes për shkak të balotazhit. Ajo që bie në sy pas përfundimit të vlerësimit është fakti se mjekët që kanë konkurruar të vetëm dhe janë emrat më të njohur të mjekësisë shqiptare, kanë marrë pa diskutim miratimin nga të pestë anëtarët e Bordit të Vlerësimit, që drejtohet nga vetë ministri i Shëndetësisë, vlerësim ky që përkthehet në 5 vota. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë një konference për shtyp ka folur rreth përfundimit të procesit të emërimit të shefave të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” dhe në atë “Mbretëresha Geraldinë” si dhe në Spitalin e Mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Ministri Vasili theksoi se procesi i përfunduar ditën e hënë ka shënuar një sukses në praktikën e përdorur dhe në mënyrën sesi kandidatët aplikuan, duke iu referuar drejtpërsëdrejti një praktike plotësisht bashkëkohore, të ngjashme me praktikat që përdoren në perëndim lidhur me këtë specifikë e që janë ndërtuar mbi sistemin e varësisë dyfishe (domethënë që janë shërbime që përmbushin edhe detyra të karakterit universitar e didaktik, por kanë edhe një obligim themelor, atë të dhënies së shërbimit ndaj qytetarit). Në cilësinë e kreut të Bordit të Spitalit Universitar, ministri Vasili bëri të ditur se ky bord ka marrë edhe një tjetër vendim të rëndësishëm. “Përsa i përket kandidatëve fitues, njerëz me eksperiencë të gjatë, por që janë në një moment pensionimi të afërt, u vendos se ata do ta vazhdojnë detyrën e tyre deri në momentin e daljes në pension. Kur ata të mbushim moshën e pensionit, do ta ndërpresin mandatin e shefit të shërbimit dhe në atë moment rihapet edhe njëherë procedura e konkurrimit, me kandidatura alternative që përsëri paraqiten në komisionin përkatës, të ngritur nga Këshilli i Profesorëve dhe do të jetë bordi ai që do të votojë përsëri”, - u shpreh ministri. Në përfundim, ministri i Shëndetësisë ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë anëtarët e bordit, duke theksuar se mirëkuptimi, transparenca dhe eksperienca e tyre personale, por edhe e institucioneve që ata përfaqësojnë i dha një dimension bashkëkohor këtij procesi.

Votat për shefat e rinj të shërbimeve

Shërbimi i Hematologjisë

Arian Pushi

Pal Xhumari 5 me 0

Shërbimi i Gastrohepatologjisë

Adriana Babameto 3 me 2

Jovan Basho

Shërbimi i Hipertonisë dhe Mjekësisë Interne

Mihal Tase 5 me 0

Shërbimi i Nefrologjisë

Nestor Thereska 5 me 0

Shërbimi i Endokrinologjisë

Agron Ylli 5 me 0

Florian Toti

Shërbimi i Alergologjisë

Alfred Priftanji 4 me 1

Shërbimi i Reumatologjisë Balotazh

Argjend Tafaj

Teuta Baçka-Çiço

Shërbimi i Sëmundjeve Pulmonare

Pneumologji 1

Perlat Kapisyzi 5 me 0

Pneumologji 2

Silvana Bala 4 me 1

Pneumologji 3

Hasan Hafizi 5 me 0

Shërbimi i Biokimisë

Ndok Marku 3 me 2

Anyla Bulo

Teuta Dedej-Kurti

Shërbimi i Imunologjisë

Genc Sulçebe 3 me 2

Xheladin Çeka

Shërbimi i Mikrobiologjisë

Betim Byku 4 me 1

Andi Koraqi

Gentian Kasmi

Shërbimi i Semiologjisë Imazherike

Martina Veveçka–Heba 5 me 0

Shërbimi i Kardiologjisë Nr.1

Artan Goda 5 me 0

Shërbimi i Kardiologjisë Nr. 2

Petrit Bara

Spiro Qirko 4 me 1

Alban Dibra

Shërbimi i Mjekimit Intensiv

Idriz Balla 3 me 2

Sokol Myftiu

Shërbimi i Kirurgjisë Kardiake

Ali Refatllari

Edvin Prifti 3 me 1

Shërbimi i Sëmundjeve Vazale

Edmond Kapedani 4 me 1

Sokol Xhepa

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive

Dhimitër Kraja 5 0

Shërbimi i Sëmundjeve të Lëkurës

Ermira Vasili 5 me 0

Shërbimi i Sëmundjeve Profesionale

Skënder Skënderaj 3 me 2

Niko Peçani

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme

Nikollaq Kaçani 5 me 0

Shërbimi i Kirurgjisë Nr.1

Edmond Çeliku 5 me 0

Shërbimi i Djegie-Plastikës

Gjergji Belba 5 me 0

Shërbimi i Onkologjisë

Agim Sollaku 5 me 0

Shërbimi i Urologjisë

Mustafa Xhani 5 me 0

Shërbimi i Ortopedisë-Traumatologjisë

Eduard Gjika 4 me 1

Gjergji Çaushi

Shërbimi i ORL

Pjerin Radovani 4 me 1

Agron Strazimiri

Shërbimi i Okulistikës

Pajtim Lutaj

Ali Tonuzi

Vilma Mema 4 me 1

Shërbimi i Kirurgjisë Maksiofaciale

Ramazan Isufi 5 me 0

Shërbimi i Pediatrisë së Përgjithshme

Durim Bebeci 5 me 0

Shërbimi i Sëmundjeve Ngjitëse

Eli Foto 5 me 0

Shërbimi i Pediatrisë Speciale Nr.1 Balotazh

Evda Veveçka

Luljeta Serbo-Kota

Shërbimi i Pediatrisë Speciale Nr. 2

Paskal Cullufe 5 me 0

Shërbimi i Nefropediatrisë

Rezar Xhepa 5 me 0

Shërbimi i Terapisë Intensive

Sashenka Sallabanda 5 me 0

Shërbimi i Kirurgjisë Pediatrike

Hysen Heta 5 me 0

Shërbimi i Onko-Hematologjisë

Anila Godo 5 me 0

Shërbimi i Gjenetikës

Vahe Mokin 5 me 0

Shërbimi i Neurokirurgjisë

Mentor Petrela 5 me 0

Shërbimi i Neurologjisë

Jera Kruja 5 me 0

Shërbimi i Psikiatrisë

Ariel Çomo 5 me 0

Shërbimi i Obstetrikës Nr.1

Halim Kosova 5 me 0

Maksim Gjoni

Shërbimi i Gjinekologjisë Nr.1

Nikita Manoku

Avenir Balili 3 me 2

Shërbimi i Obstetrikës Nr. 2

Astrit Bimbashi 5 me 0

Shërbimi i Gjinekologjisë Nr. 2

Orion Gliozheni 5 me 0

Shërbimi i Patologjisë së Hershme dhe të Vonshme

Rubena Moisiu 5 me 0

Afërdita Manaj

Shërbimi i Anatomisë Patologjike

Mehdi Alimehmeti 5 me 0

Shërbimi i Mjekësisë Ligjore

Bardhyl Çipi

Sokrat Meksi 3 me 2

Shërbimi i Statistikës

Genc Burazeri

Elizana Petrela 3 me 2

Shërbimi i Terapisë Stomatologjike

Diana Brovina 4 me 1

Lindita Rusi

Shërbimi i Ortopedisë Stomatologjike

Ruzhdie Qafmolla 5 me 0

Shërbimi i Anestezi-Reanimacion

Aleksandër Hoxha

Ilir Ohri 5 me 0

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore

Edmond Zaimi 5 me 0

Shërbimi i Toksikologjisë

Zihni Sulaj 5 me 0

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›