Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së pezullon anëtarësimin e Rusisë

Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) ka pezulluar anëtarësimin e Rusisë. Vendimi i pezullimit u njoftua disa orë para takimit të qeverisë ruse, raporton CNN.
“Anëtarët e UNWTO votuan për pezullimin e Rusisë. Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të Përgjithshme të UNWTO, anëtarët debatuan pezullimin e Rusisë nga Organizata. Rusia nuk pranoi të ngrinte dhe të mbronte pozicionin e saj dhe njoftoi tërheqjen e saj nga UNWTO,” njoftoi UNWTO në rrjetin social Twitter.
Po ashtu edhe Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar daljen e Rusisë nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së në një deklaratë të botuar të mërkurën.
“Pala ruse nuk e sheh të arsyeshme të vazhdojë punën në UNWTO, udhëheqja e së cilës fal politizimin e aktiviteteve të saj dhe mbështet hapur diskriminimin ndaj vendit tonë. Në këtë drejtim, Federata Ruse ka vendosur të tërhiqet nga Organizata Botërore e Turizmit”, thuhet në deklaratë.
/rtsh.al/