Organizata Konspiracioni i Berthames se Zjarrit ne listen e grupeve terroriste

Departamenti amerikan i Shtetit ka perfshire ne listen e grupeve terroriste organizaten ekstremiste me seli ne Greqi Konspiracioni i Berthames se Zjarrit.
Departamenti i Shtetit thekson ne deklaraten e tij se kjo organizate e cila njihet edhe me emrat Konspiracioni i Celulave te Zjarrit dhe Sinomosia Pirinon Tis Fotias ka vene ne shenjester civile dhe zyrtare qeveritare si greke dhe te huaj ne perpjekje per te perhapur ideologjine e saj e anarkise se dhunshme.
Organizata mori emer ne janar 2008 pas nje vale sulmesh me bomba zjarri ndaj pikave te shitjes se makinave dhe bankave ne Athine dhe Selanik. Ne nentor 2010 ky grup u perpoq te dergonte bomba me poste ne adrese te zyrtareve te Bashkimit Evropian ne Gjermani dhe Itali si dhe te ambasadave te huaja ne Greqi.
Sic thekson deklarata e Departamentit te Shtetit perfshirja e organizates ne listen e grupeve terroriste e ben te palejueshme qe shtetas amerikane te ofrojne ndihme materiale apo mbeshtetje ne forma te tjera per kete grup nderkohe qe te gjitha zoterimet e organizates ne Shtetet e Bashkuara ngrihen ose sekuestrohen.
Departamenti i Shtetit e mori vendimin ne konsultim me Departamentin e Drejtesise dhe ate te Thesarit.