E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama vazhdon presionin ndaj Kongresit per planin e tij te punes

Presidenti Barak Obama ka premtuar qe te vazhdoje ti beje presion Kongresit per te miratuar planin prej 447 miliarde per krijimin e vendeve te punes nje dite pasi Senati votoi kunder tij.

Ne nje fjalim sot ne Uashington ne nje forum me komunitetin hispanik Presidenti Obama kritikoi republikanet per mungesen e mbeshtetjes per projekt-ligjin e propozuar prej tij qe ka si qellim hapjen e miliona vendeve te punes permes programeve qeveritare dhe shkurtimit te taksave per bizneset.

Ai tha se plani i tij parashikon punesimin e shume mesuesve forcave te policise dhe punetoreve te ndertimit.

Presidenti duke folur per papunesine ne komunitetin hispanik tha se miliona anetare te ketij komuniteti ne Shtetet e Bashkuara se bashku me amerikane te tjere do te perfitojne nga plani.

Zoti Obama i kerkoi audiences qe te kontaktoje anetare te Kongresit dhe tua kujtojne se per ke punojne dhe se cfare rendesie ka kjo ceshtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›