Organizata e Mediave të Europës Jug-Lindore: Dënojmë sulmet dhe fyerjet e Berishës ndaj gazetarëve
Sipas informacioneve të SEEMO, më 18 mars 2008, Berisha ka fyer gazetarët gjatë një mbledhje të qeverisë, e cila, jo vetëm u mbajt përpara gazetarëve, por dhe u transmetua live në televizion.
Kryeministri po komentonte mbulimin e një shpërthimi që ndodhi më 15 mars 2008, dhe vazhdimisht fyente gazetarët që kishin raportuar për këtë çështje.
“Në thellësisht kritikojmë këtë ngjarje dhe këtë mënyrë komunikimi,” tha Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO, Oliver Vujoviç, “veçanërisht kur kjo bëhet nga autoritetet publike,” vazhdoi Vujoviç.
“SEEMO bën thirrje dhe mbështet fort ruajtjen e një atmosfere të respektueshme për gazetarët dhe mediat në Shqipëri, si në çdo vend tjetër, pasi kjo atmosferë është dhe një nga gurët themelorë të një demokracie të vërtetë.”