Dekretet, PD bllokon emrat e Topit në komision
Maxhoranca në Komisionin parlamentar të Ligjeve nuk voton pesë dekretet e Presidentit Topi për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese.
BLEDAR HOTI
Për më se tri orë, Komisioni i Ligjeve ka diskutuar në parim në lidhje me dekretet e Presidentit, ku kryekomisioneri Beja nuk ka hedhur për votim asnjë emër konkret. Ky ishte edhe plani i PD-së për bllokimin e dekreteve të Presidentit, duke mos pranuar që të realizohet shqyrtimi për çdo emër konkret. Rregullorja e Kuvendit, neni 116, pika 6, përcakton se Komisioni i Ligjeve duhet të japë pëlqimin për kandidaturat e paraqitura me dekret nga Presidenti, nëse ato plotësojnë kriteret. Debate të ashpra u zhvilluan ndërmjet pozitës dhe maxhorancës në komision, duke bërë që mbledhja të mos dilte me një vendim përfundimtar.
Debati
Mbledhja e komisionit ka nisur fillimisht me dyer të mbyllura, pa praninë e medias, por kur opozita ka kontestuar një gjë të tillë, mbledhja e komisionit ka nisur me dyer të hapura. PD-ja ka insistuar në kryerjen e mbledhjes me dyer të mbyllura, në mënyrë që të mos merren vesh qëndrimet e maxhorancës për dekretet e Presidentit Topi. Pas një orë mbledhje me dyer të mbyllura dhe pas konstatimit të faktit të mungesës së votave, Beja ka shtyrë mbledhjen në orën 11:00, duke ndërruar edhe destinacionin ku do të zhvillohej ajo, drejt sallës së Byrosë. Deputetët e opozitës kërkuan në fjalën e tyre që dekretet duhet të shqyrtohen një e nga një në komision. Xhafaj në mbledhjen e komisionit u shpreh se, “këtu është çështje e raportit të marrëdhënies së maxhorancës dhe pushtetit gjyqësor. Këtu përmblidhet në diçka të thjeshtë dhe përmblidhet në një qëllim të vetëm në përpjekjet që po bën kryeministri dhe maxhoranca për të vendosur nën kontroll Gjykatën e Lartë, nëpërmjet emërimeve”. Por Beja ka kontestuar qëndrimin e opozitës, duke theksuar se çështja duhej të diskutohej në parimin nëse janë zbatuar kërkesat e Gjykatës Kushtetuese apo jo.
Deputetët e maxhorancës, Bumçi, Bano, Hoxha kanë deklaruar se dekretet duhet të shqyrtohen në lidhje me mënyrën e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese. Deputeti i PD-së, Ramiz Çobaj, doli dje hapur kundër dekreteve të Presidentit Topi. Ai ishte i vetmi demokrat që bëri publike votën e tij. “Unë do të deklaroja votën time kundër dekreteve të ardhurave nga Presidenti, jo për faktin e emrave të ardhur, që unë shumicën i njoh personalisht, por për faktin se nuk janë respektuar procedurat”, deklaroi Çobaj. Ndërsa kryekomisioneri Beja, kalimin e mos shqyrtimit të dekreteve e ka lidhur me faktin se, “maxhoranca nuk është konsultuar me Presidentin për çështjen e dekreteve”. Deputeti i PBDNJ-së ka qenë më i ashpri në diskutimin e tij, madje ai ka debatuar disa herë edhe me kryekomisionerin Beja. Peçi në diskutimin e tij e ka cilësuar si absurd qëndrimin e PD-së për të mos shqyrtuar dekretet, duke u mbështetur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës më ka dhënë të drejtën mua si deputet, që edhe në rast se anëtarët e propozuar janë sipas kritereve ligjore, deputetët mund të votojnë kundër. Komisioni nuk mund të bëjë përzgjedhje kolektive, por duhet të vendosë individualisht për çdo kandidaturë”, deklaroi Peçi. Ndërsa socialisti Fino e ka cilësuar si të pashmangshëm votimin e dekreteve. “Ç’t’i themi Bamirit se keni bërë gabim, e mori vesh ai, se Jozefina ka bllokuar dekretet, i mban në sirtar. Tani nuk kthehen mbrapsht ata, por kthehen vetëm kur votohen kundër. Mbyllini diskutimet, t’i votojmë dekretet”, deklaroi Fino. Edhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho, kërkoi shqyrtimin e menjëhershëm të dekreteve të Presidentit, pasi, sipas tij, të pesë kandidaturat plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet që kërkon ligji. Mbledhja është mbyllur me debate mes pozitës dhe opozitës në lidhje me votimin apo mos votimin e dekreteve. Beja ka bërë të ditur se do të hartohet një raport, i cili do të jetë me mendime, një të opozitës dhe një të maxhorancës në lidhje me dekretet e paraqitura dhe se do ta vendosë seanca me votim. Por Xhafaj theksoi se, “maxhoranca në komision ka vendosur se Presidenti Topi ka shkelur Kushtetutën me dekretet e paraqitura”.
Debatet në komision
Fatos Beja: Përfaqësuesi i maxhorancës, Bano, thotë se nuk jemi konsultuar në përputhje me ligjin organik. Ju të opozitës nëse jeni konsultuar thojeni këtu. Fjalën e ka Bashkim Fino.
Bashkim Fino: Problem kemi vetëm dekretet, duhet t’i diskutojmë. Parafolësi tha se nuk janë marrë në konsideratë nga Presidenti vendimet e Kushtetueses. Tani çfarë të themi ne, Bamiri e paska bërë këtë gabim. Tërhiqen dot dekretet më? Dekretet nuk tërhiqen më dhe ju vetë si më të vjetrit na keni mësuar se ata nuk tërhiqen më, dekretet ose votohen, ose rrëzohen. Të kalohen në seancë plenare 5 dekretet. Ne do bëjmë politikë, se unë do të detyrohem të them: Ore, çfarë keni ju me Bamir Topin si maxhorancë? Vetë e zgjodhët, vetë e propozuat, ju keni e votuar, jo ne. Ç’t’i themi Bamirit, se keni bërë gabim, e mori vesh ai se Jozefina ka bllokuar dekretet dhe i mban në sirtar? Tani nuk kthehen mbrapsht ata, por kthehen vetëm kur votohen kundër. Mbyllini diskutimet, t’i votojmë dekretet.
Fatos Beja: Ti e nxore objektivin se kërkon të përçash maxhorancën, ne duam të respektojmë institucionet.
Bashkim Fino: Nuk thashë të mbyllen diskutimet, ju vetë i keni bllokuar dekretet, të votohen.
Spiro Peçi: Është e drejta e Kuvendit, nuk është e drejtë e komisionit që të votojë për meritën apo jo. Ajo është një e drejtë individuale e çdo deputeti. Perceptim kolektiv për meritën e kandidatëve nuk mund të ketë, ai perceptim del në fund fare në votim. Ne detyrimisht duhet t’i shqyrtojmë, t’i kalojmë në seancë për t’i votuar. Po arrihet në konkluzionin se nuk duhet t’i shqyrtojmë fare, se Presidenti....
Fatos Beja: Më fal se po e fut komisionin në një hulli, është hera e dytë kjo gjë. Këtu s’ka asnjë ide.
Spiro Peçi: Mua kështu më duket.
Fatos Beja: Mos luaj me këtë.
Ramiz Çoba (PD): Këtu ndodhi ajo që thamë në mbledhjen në sallën poshtë, se nëse do të jetë media, do të jetë një debat i gjatë politik. Unë do të deklaroj votën time kundër dekreteve të ardhurave nga Presidenti, jo për faktin e emrave të ardhur, që unë shumicën i njoh personalisht, po për faktin se nuk janë respektuar procedurat. Faktikisht kjo nuk ka ndodhur, por a kishte precedentë të mëparshëm? Kishte. Mbi bazën e precedentit të mëparshëm, mbi bazën e traditës së krijuar, unë mendoj se Presidenti duhej të kishte bërë këto konsultime, pasi ndodhin pasoja të papëlqyeshme.
Besnik Dervishi, PS: Keni më shumë se gjashtë muaj që kemi bllokuar vendin vakant të anëtarit të KLD-së, si dhe 20 ditë pa votuar anëtarët e Gjykatës së Lartë, ku ka mbetur pa kryetar, kjo është mjaft e rëndë. Opinioni i maxhorancës doli qartë se ju jeni kundër dekreteve të maxhorancës, hajt ta mbyllim, t’i çojmë për votim.
Ramiz Çoba: Mos abuzo me fjalën time, të lutem mos abuzoni, unë jam kundër procedurës se është ndjekur për përzgjedhjen e kandidaturave, mënyra se si kanë ardhur, mungesa e transparencës.
Besnik Dervishi: Unë kështu e kuptova, mos më ndërprisni, se unë nuk ndërpres njeri...
Fatos Beja: Ishe shumë e qartë se atë linjë folëm të gjithë, domethënë nuk folëm me emrat konkretë për dekretet.
Besnik Dervishi: Unë s’po bëj deklarata politike këtu, nuk ndërpres njeri, s’po them as qëndrime të turpshme të opozitës dhe të maxhorancës, opinioni publik e ka parë. Unë do të thosha në radhë të parë se kush ka bërë interpretime jo profesionale.
Ramiz Çoba: Ti nuk je nga ata që jep vlerësime, që ta caktosh diskutimin e të tjerëve, për këtë të garantoj unë se nuk është nga ata që duhet të caktojë. Të jesh i sigurt.
Besnik Dervishi: Jam shumë i qetë, nuk po acaroj njeri, pra ta mbyllim këtë diskutim, jeni kundër dekreteve të presidentit, le t’i çojmë në seancë sipas Rregullores së Kuvendit. Të paktën t’i bëjmë një favor shtetit, të mos pengojmë mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë. T’i çojmë për votim.
Pandeli Majko: Kam përshtypjen se situata po bëhet e qartë nga maxhoranca, po me të thanë të drejtën po shpreh një lloj habie. Në këtë shtet pothuajse institucionet kryesore drejtohen nga njerëz, o janë direkt përfaqësues të PD-së, apo kanë ardhur direkt nga PD-ja. Nëse do të kishte njeri që duhet të ankohej për mos konsultim, duhet të ishte opozita, ne.
Eris Hoxha: Ky është koncepti yt për funksionimin e shtetit, ne nuk e shohim për ngjyra partiake, e shohim ndryshe nga ju.
Pandeli Majko: Ju që Prokurorin e Përgjithshëm e zgjodhët duke e firmosur Presidenti në orën 06:30 dhe votuar në orën 10:00 në Kuvend, në fillim për anëtarët e Gjykatës na nxorët teorinë që na duhet t’i verifikojmë. Tani na keni nxjerrë një teori tjetër, nuk është konsultuar presidenti dhe jemi kundër gjithë emrave të paraqitur. E kuptoni çfarë po ndodh, kjo është një histori e dekantuar komplet, e keni futur në thes shtetin dhe tani thoni ta lidhim dyshe apo njëshe atë gonxhen. Pse nuk është konsultuar me ju dhe thoni se ky nuk është proces politik? A e kuptoni këtë apo jo? Unë jam i gatshëm, pavarësisht se presidenti nuk është konsultuar me ne, unë do të votoj pro kandidaturave. Sinqerisht nëse ndiej një garanci si opozitar, ndiej te momenti i distancuar i juaj, nuk diskutoni as me ndonjë individ, as për ndonjë kualitet, ju në mënyrë politike i kundërviheni të gjithë procesit.
Eris Hoxha: Sa për të sqaruar, ne kërkojmë një proces të qartë, transparent, të kuptueshëm për publikun. Kemi rastin më të mirë si Kuvend për të vendosur rregulla. Të kemi edhe një seancë dëgjimi si komision për kandidaturat.
Spartak Braho: Në thelb çfarë kërkon ti zoti Hoxha? Çfarë kërkoni ta kthejmë mbrapsht në Komisionin e Ligjeve dekretin, ato votohen në seancë. Na thoni çfarë kërkoni?
Ramiz Çoba: Thjesht ne duam të konfirmojnë se janë shkelur procedurat. Le të konfirmohet ky fakt se janë shkelur procedurat, se në kundërshtim me precedentët dhe traditën e krijuar është vepruar në këtë rast. Le të hartojmë një raport dhe pastaj deputetët të votojnë si të duan.
Fatos Beja: Zoti Braho nuk besoj se është oportune që kthehemi nga e para në debat. Këtu deputetët e shumicës shprehen se këto dekrete me këto propozime janë në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren, ligjin organik. Deputetët e pakicës mendojnë se është në rregull. Këto dy mendime do i çojmë në seancë, me një raport. Nuk kemi bërë diskutime për emra konkretë. Meqë dekretet do të kalojnë në proces votimi, ne do të bëjmë raportin, siç e keni në letrën që ka dalë nga këshilltarja.
Spartak Braho: Ka një moment procedural se ju e keni menduar me shumë finesë, duke gjykuar se në seancë do të çoni faktin se komisioni i Ligjeve me shumicë votash vendosi t’ia kthejë dekretin presidentit, sepse ishin të parregullta, harrojeni këtë gjë. Ju në seancë duhet të çoni nëse jemi dakord me kandidaturat apo jo.
Ramiz Çoba: Ore ç’është ky diskutim, edhe kryetar i PD-së të ishte, nuk je në gjendje të diskutosh në atë formë ti. S’mund të na imponosh dhe sikur kryetari i PD-së të jesh ti.
Spartak Braho: Cili është vendimi?
Fatos Beja: Pse bën paragjykime më burrë i dheut, Braho ne konstatojmë, ajo që doli sot në vendimet e gjithë deputetëve. Ky është funksioni i raportit në seancë. Deputetët duhet të jenë të informuar për çdo dekret. Pozicionet janë shumë të qarta, mos kërkoni gjëra që nuk mund të bëjmë gjë.
Blendi Klosi: Meqë ju po arrini në konkluzionet tuaja. Në mendimin e maxhorancës, është se presidenti ka shkelur Kushtetutën, të jeni pak më i qartë në konkluzionet e tuaja.
Fatos Beja: Tani të ulem se interpretimin e bëjnë ata, nuk keni të drejtë. Unë do çoj raportin ca u thatë
Fato Klosi: Por ju këtë po thoni. S’po ju marr vesh pse hidhini përpjetë zëra nga opozita.
Fatos Beja: Absolutisht nuk ke të drejtë, unë do të çoj raportin me dy mendime. Kush është dakord?
Blendi Klosi: Po prit se s’kam mbaruar, ore prit të mbaroj se po flas.
Fatos Beja: Mbledhja mbyllet.
Fatos Klosi: Ore nuk ke votuar ej, po voto mor vëlla, s’ke votuar
Pal Dajçi, Ilir Bano: Kemi votuar ore zotëri.
(Beja dhe deputetët e maxhorancës ikin nga mbledhja).
Blendi Klosi: Ç’keni votuar që ka bërë shkelje Bamir Topi
Besnik Dervishi: Mbledhja nuk mbyllet se s’janë votuar një e nga kandidaturat...
(Deputetët ikin lënë sallën, deputetët e opozitës protestojnë).