E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizata e Shangait mblidhet në Bishkek

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait mblidhen sot në Bishkek për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në siguri.

Anëtarë të kësaj organizate janë: Rusia, Kina, Kirgizia, Kazakistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani.

Samiti i sotëm po ashtu mbledh zyrtarë të lartë nga vendet vëzhguese, përkatësisht Afganistani, Irani, Mongolia dhe India.

Zyrtarët rusë kanë thënë se situata e sigurisë në Afganistan kërkon vëmendjen e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, përpara tërheqjes së trupave të NATO-s, në fund të vitit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›