Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk e certifikon listën Srbija
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk do të certifikojë listën unike Srbija të propozuar nga Serbia. I gjithë spektri politik kosovar është unik kundër certifikimit të saj.
Ndërkohë, në takimin e djeshëm të grupeve të punës, që u mbajt në Bruksel, pritet propozimi i ri nga pala serbe pas refuzimit të KQZ-së që ta bëjë certifikimin.
Mirëpo, përveç emërtimit që vlerësohet antikushtetues, partitë opozitare rrezikun më të madh e konsiderojnë pozicionin e pjesëtarëve të kësaj liste pas përfundimit të zgjedhjeve, shkruajnë mediat në Kosovë.