E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta mes bandave te Noizy dhe Stresi

I arrestuari akuzohet per plagosjen e Denis Dollapajt. Ngjarja ne ate kohe kishte per motiv perplasjen mes fansave te grupeve te Noyzit dhe Stresit

Forcat e policise se kryeqytetit kane vene dje ne pranga nje adoleshent i cili ishte shpallur ne kerkim qe prej 9 muajsh i akuzuar per tentative vrasjeje ne bashkepunim te nje bashkemoshatari. Xhevahir Gashi akuzohet se ne bashkepunim me dy vellezerit B. Kruda dhe R. Kruda prane gjimnazit Sami Frasheri ne Tirane kane plagosur me thike Denis Dollapajn 19 vjec ne 25 prillin e vitit te kaluar. Ngjarja ne ate kohe kishte per motiv perplasjen mes fansave te grupeve te hip-hopit shqiptar pas nje sherri mes grupimeve muzikore te Noyzit dhe Stresit. Kjo ngjarje solli edhe nxehjen e gjakrave midis ketyre dy grupeve rivale duke i paraprire perplasjes me arme disa dite me vone midis ketyre grupimeve.

Mbas perdorimit te thikave nje muaj me vone me 23 maj midis ketyre grupeve konflikti ka arritur majat kur ne kryeqytet ne sheshin perball Presidences midis tyre ka pasur shkembime zjarri. Ndersa plumbat u drejtuan per nga pjesetaret e njerit prej grupeve rivale nuk u hezitua qe te drejtoheshin edhe per nga uniformat e policise. Keta te fundit madje shkembyen zjarr me ta. Pas pushimit te zjarrit policia mundi te arrestonte ne flagrance njerin prej te dyshuarve te ngjarjes. I arrestuari ishte Jetnis Dollapaj 24 vjec i cili eshte dhe kusheriri i pare me te plagosurin Denis Dollapaj. 24-vjecarit policia i bllokoi nje arme automatike te nje modeli te vjeter. Ne ata kohe policia ka shoqeruar ne ambientet e saj afersisht 10 persona mes te cileve 5 pjesetare te grupit OTR dhe 5 te tjere te grupit TBA. Vokalisti dhe drejtuesi i grupi OTR eshte Noyzi apo sic quhet ndryshe Rigels Rajku ndersa anetar i grupit TBA eshte Arkimed Lusha apo sic thirret ndryshe Stresi.

Paqja

Mbas perplasjes me arme midis ketyre te rinjve ka ardhur edhe qetesimi i gjakrave nga ana e te dyja paleve ku lideret e ketyre grupeve kane kerkuar paqe. Gjendja ne te dyja kampet eshte dukur si me e qete pas deklarimit te paqes ne nje emision televiziv midis liderit OTR dhe kryetarit te bandes Butuesi dhe gjithashtu anetar i grupit TBA. Ne kete emision Noyzi dhe Stresi u kane bere thirrje fansave te tyre qe pavaresisht gjithckaje qe ndodh midis te dy ketyre kengetareve ata te mos perfundojne ne akte dhune me njeri-tjetrin se nuk eshte kjo ajo qe ata deshirojne te transmetojne tek fansat e tyre. Por me sa duket kane qene pikerisht prinderit e ketyre dy kengetareve perkatesisht Sali Lusha dhe Bashkim Rajku ata qe realisht u kane dhene edhe fund mosmarreveshjeve midis djemve. Sipas burimeve nga policia ata kane marre persiper vete qe te nisin nje fushate bindese edhe per fansat e grupeve respektive qe te sheshojne konfliktet qe ata kane pasur deri me sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›