E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizatat botërore të gazetarëve dënojnë sulmin ndaj kryeredaktorit të RTK-së

Sulmi i djeshëm kundër kryeredaktorit të RTK-së Mufail Limanit ka shkaktuar shqetësime dhe reagime edhe jashtë Kosovës, nga asociacione dhe organizata ndërkombëtare të gazetarëve të cilat përkujdesen për lirinë e shtypit në botë.
Kështu “Reaporters sans Frontieres”, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) me seli në Bruksel dhe zyrtarët e Unionit Evropian të Transmetuesve me seli në Gjenevë.

Sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së është një sulm më shumë se sa kundër një mediumi, është kundër mediave dhe kundër demokracisë në Kosovë.

Në Kosovë viteve të fundit janë vrarë gazetarë, janë maltretuar, sulmuar fizikisht gazetarë dhe deri tash fatkeqësisht nuk është arrestuar e nuk është ndëshkuar askush. Prandaj ne kërkojmë urgjentisht nga Qeveria e Kosovës, sidomos nga organet e rendit, policia vendore, UNMIK, EULEX që vec deklaratave, ata të bëjnë më shumë në këtë drejtim, duke zbuluar sulmuesit e gazetarëve si dhe t’i ofrojnë ndihmë. sidomos siguri në punën e tyre profesionale.

Ndryshe mos zbulimi dhe mos arrestimimi i autorëve të këtyre akteve ndaj gazetarëve, trimërohn ata edhe më shumë” ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jon먔 z.Ernst Sagaga, përgjegjës i Federatës Ndërkombërtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropë.

Ngjajshëm janë shprehur edhe zyrtarët e “Reporters sans Frontieres” me seli në Paris të cilët duke dënuar ashpër sulmin ndaj kryeredaktorit të RTK-së kanë apeluar tek autoritet e rendit, sidomos tek policia vendore dhe ndërkombëtare të bëjnë çmos për ndriçimin e rastit duke hedhur para drejtësisë akterët e ketij akti kriminal.

Sipas “Reporterëve pa kufijë”, me zbulimin dhe ndëshkimin e sulmuesve të gazetarëve do të ndihmohet jo vetëm puna profesionale e mediave por edhe demokracia e këtij vendi.”

Ndryshe sipas kësaj organiza botërore në indeksin e saj sivjet me rastin e Ditës ndërkombëtare të shytpit (3 maj) Kosovën e kishte radhitur në një pozicion pak më të mirë, për dallim nga viti i kaluar, por rasti i fundit, sigurisht ka shkaktuar dëm Kosovës duke dëmtuar imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.

Lidhur me sulmin ndaj kryeredaktorit të RTK-së kanë reaguar edhe zyrtarët e Unionit Evropian të Transmetuesve me seli në Gjenevë.

Zyrtarët e kësaj organizate evropiane ne emër të Ingrid Deltenre drejtoreshë e përgithshme e EBU-së përmes “Presheva jonë” kanë dënuar njëzërit sulmin ndaj kryeredakorit Limani.

Sipas EBU-së, “sulmi i fundit ndaj kolegëve të RTK-së nuk është sulm vetëm kundër këtij televizioni, por edhe kundër gjitha mediave në Kosovë, me pretendime, të ngulfatin fjalën e lirë, me qëllim për të penguar gazetarët mbi të vërtetën në punën e tyre” profesionale…”/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›