E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizatoret: Kupa e Afrikes do vazhdoje

Organizatoret e turneut Kupa e Kombeve te Afrikes deklarojne se evenimenti sportiv do te vazhdoje, pavaresisht sulmit qe u be ndaj skuadres se Togos.
“Prioriteti yne eshte siguria e lojtareve, por turneu do te vazhdoje”, ka deklaruar nje zedhenes i Konfederates Afrikane te Fubollit. Shoferi i autobuzit ku udhetonte kombetarja e Togos mbeti i vrare, ndersa dy lojtare te plagosur kur persona te armatosur hapen zjarr ndaj tyre. Autoresia e sulmit eshte marre persiper nga separatistet e enklaves Kabinda. Nga ana tjeter, KAF ben pergjegjese Federaten Togoleze te Futbollit, e cila nuk dha informacione se kombetarja do te kalonte permes nje zone te rrezikshme e pa shoqeruar nga agjente te sigurise. Lojtaret e kombetares se Togos do te vendosin te dielen nese do te vazhdojne me pjesemarrjen e tyre ne kete turne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›