E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve-Milan, sfida e yjeve të munguar

Një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit në Serinë A është ajo që do të luhet të dielën në orën 20:45 në “Olimpikon” e Torinos midis Juventusit të vendit të tretë dhe Milanit që ka një pikë më tepër. Megjithatë, trajnerët e të dy skuadrave duhet të bëjnë në mbrëmjen e nesërme pa disa prej yjeve të tyre.Situata e rëndë me dëmtimet ka bërë që si “Zonja” ashtu edhe kuqezinjtë të zbresin në fushën e lojës me formacion të “gjymtuar”. Në kampin bardhezi nuk do të jetë i gatshëm David Trezege, Vinçenco Iakuinta dhe Xhixhi Bufon.Ndërkohë që tek Milani të sigurta janë mungesat e Sedorfit dhe të Zambrotës. Rrezikon edhe Pato, për të cilin pritet një përgjigje përfundimtare në orët e ardhshme. Sulmuesi brazilian vuan nga një enjtje në kofshën e djathtë. Gjyqtari i kryesfidës së javës së fundit për fazën e parë në Serinë A do të jetë Antonio Damato.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›