Huntelar, “çelësi” që hap derën e Dzekos te Milani
Në një takim të mërkurën në mbrëmje, Adriano Galiani, Ariedo Braida dhe Diter Hënes, menaxheri i përgjithshëm i kampionëve të Bundesligës, kanë diskutuar mbi transferimin e bomberit ballkanas në “San Siro”. Ky operacion ka mbetur pezull që gjatë merkatos së verës.Vetë sulmuesi e ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, por problemet që dalin kanë të bëjnë së pari me koston e kartonit, që nuk mund të përballohet dot nga klubi italian dhe konkurrenca e Çelsit. Prandaj, për të ulur çmimin e lojtarit, Milani po mendon të fusë si pjesë të operacionit sulmuesin hollandez, Huntelar.