Festivali i fundvitit në RTSH, këtë herë live

Në festivalin e fund vitit, në garë për të rrëmbyer vendin e parë do të jenë 26 këngë. Festivali i cili do të mbahet për katër netë, ndryshe nga herët e tjera, do të jetë i gjithi Live, si nga ana e këngëtarëve ashtu edhe nga orkestra. Në edicionin e tij të 50-të, drejtori artistik i festivalit kompopzitori Shpëtim Saraçi, shprehet se një natë, do ti dedikohet tërësisht këngëve më të mira të interpretuar në vite.
Kënga fituese e festivalit të 50-të në radiotelevizion, do të marrë pjesë, siç do vit, në Eurovizion, ku edicioni i radhës do të zhvillohet në shtetin e Azerbajxhanit. E fundit që këndoi në skenën e Eurovizionit ishte këngëtarja Aurela Gaçe e cila u përfaqësua me këngë "Feel the passion".