E Shtunë, 31 Tetor 2026

Origjina e Krishtlindjeve

Origjina e Krishtlindjeve është shumë më e vjetër dhe është një festë që ka origjinë pagane, ndryshe nga forma që ka marrë ajo ditët e sotme dhe lidhjes me lindjen e Krishtit dhe fenë krishterë.
Në antikitet kjo festë lidhej me solsticin e dimrit. Në Persinë antike, solstici i dimrit celebrohej duke kënduar himnin që tregonte lindjen e botës. Në Aleksandri te Egjiptit ajo pati shprehjen më të plotë, para epokës kristiane, në festën e madhe të lindjes së Horus.
Ne Romën pagane të njëjtën domethënie kishin festat e dimrit që celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes se Krishtit, të njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin fillim më 19 dhjetor dhe zgjateshin deri me 25 dhjetor. Ishin festa gezimi, ripërteritjeje, shprese për të ardhmen dhe në këtë rast ribëheshin kontratat bujqesore.
Në Romën antike perandorake, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kusherinj shkëmbenin urimet e para per te festuar "dies natalis" (diten e lindjes se Krishtit) në një natë të ftohtë dimri.

Urimeve i shoqeroheshin shporta frutash, embelsirash dhe dhuratash te çfardolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe pervjetori i ngjitjes në fron të perandorit te beheshin simboli i nje begatie qe duhet te kishte vazhduar per te gjithe vitin.
Rreth vitit 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij në një plak te forte me mjeker te bardhe, rezident ne Polin e Veriut, qe i ndihmuar nga "gnomi"(personazhe perrallash) te shumte, bente lojra per t`i shperndare si dhurata ne naten e Krishtlindjeve, me ndihmën e nje slite të tërhequr nga drere fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtepive.
Në histori, ekziston realisht nje personazh me keto karakteristika. Behet fjale per Shen Nikollen. Që sot ndryshe quhet Santa Klaus, ose Babagjyshi i vitit të ri.
Por si u bë festa pagane, një festë e krishterë?
Krishterimi futi ne konceptet fetare te saj tradita popullore ekzistuese dhe në këtë mënyrë dita e festes se zotit diell dhe bujqesor te Egjyptit e te Persise, qe koinçidonte ne solstizin e dimrit, u be Krishtlindja e krishtere: statuja e Iside-s qe i jep gji Horus-it u be ajo e Madones qe i jep gji Jezusit te vogel. Mirepo, nuk qe e lehtë fiksimi i datës, 25 dhjetori, nga momenti qe tregimi evagjelik i Sh. Lukes, me i ploti mbi argumentin, duke treguar mbi barinj qe kalonin naten jashte, evokonte me shume nje ambient pranveror, dhe jo te ftohtin e periudhes dimerore.
Më pas ishte tradita kristiane e meparshme qe fiksonte lindjen e Krishtit ne nje dite pranvere: Klementi i Aleksandrise e kishte vendosur me 19 prill, te tjere themelues te kishes 18 prill, te tjere akoma 29 maj dhe 28 mars. Ish pas shume diskutimesh dhe hezitimesh dhe peshkopet e Romes zgjodhen 25 dhjetorin. Data u nxorr duke llogaritur vitet e Krishtit mbrapsh, duke u nisur nga shifra "magjike" 33, sa jane vitet qe djali i Zotit do te kishte kaluar mbi toke. Duke qene e fiksuar me pare vdekja e Krishtit me 25 mars, duke supozuar qe te kishte ndodhur 33 vjet ekzakt pas ringjalljes, qe keshtu ishte fiksuar dhe ajo me 25 mars, lindja nuk mund te mos kishte ndodhur se jo 9 muaj me pare, dmth, 25 dhjetor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›