E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ne Pakistan, 45 te vrare

Një kakimaz i veshur me burka ka hedhur veten ne erë ditën e djeshme në Pakistan duke vrarë 45 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Shpërthimi ndodhi në një qendër të shpërndarjes së ndihmave ne Khar të provincës së Bajaur. Sipas oficerit te qeverisë, tha se numri i viktimave mund të rritej sepse disa nga 70 të plagosurit ishin në gjendje rë rëndë.
Të lënduarit e tjerë ndërmjet tyre dhe dy fëmijë, janë dërguar drejt kryeqytetit, me makina të ushtrisë dhe ambulance.
Sulmi në provincën e Bajaur, i cili ndodhet në kufi me afganistanin, ndodhi menjëherë pas përplasjes së përgjakshme mes kryengritësve talebanë ne Pakistan dhe forcave të sigurisë në rajonin fqinj te Mohmad, duke lënë të vrarë 11 ushtarë dhe 24 militantë.
Kamikaze i cili kishte veshur një burka, shpërtheu eksplozivin e tij në një grup prej qindra persona të cilët i përkisnin fisit Salarzai, që ishin mbledhur për të marrë ndihmat e tyre ushqimore. Salarzai është dhe fisnore më i madh kundër talebanëve në rajon dhe ka mbështetur luftën e forcave ushtarake kundër tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›