Origjina e pengmarrësit Romeo Leka
TIRANë- Grabitja e shoqëruar me pengmarrjen e 19-vjecares në qendër të kryeqytetit, ngjarje e cila ndodhi mesditën e së premtes ishte në qendër të vëmendjes së opinionit publik, mediave vendase por edhe atyre ndërkombëtare, por edhe të banorëve Trezh në Lezhë, aty ku sic mësohet është edhe origjina e 25-vjecarit Romeo Leka. Romeo Llesh Leka protagonist i kësaj ngjarjeje sic u deklarua edhe nga policia e Tiranës është me origjinë nga Lezha dhe me një vendbanim të papërcaktuar.
Të afërm të tij në fshatin Trezh të Lezhës pohojnë gjithashtu, se nuk e kanë parë Romeon dhe familjen e tij, që prej 15 vitesh, kohë nga emigrimi në SHBA.
Madje njëri prej kushërinjve të afërt të tij Rrok Leka deklaron se ka afro 15 vite që nuk e ka parë Romeon, pasi që në moshën 10-vjecare, ai së ashku me familjen kanë emigruar në SHBA.
Ndërkohë policia ka bërë të ditur se 25-vjecari lezhjan në SHBA është arrestuar disa herë për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vjedhje me armë, vjedhje banke dhe për posedim të armëve të zjarrit. Në gusht të vitit 2007 është depërtuar nga autoritetet e emigracionit të SHBA dhe ka jetuar tek të afërm të tij në rrethe të ndryshme të vendit, kryesisht në ato veriore. Policia bën të ditur se Romeo dyshohet edhe si autor i veprave të tjera penale, ndërsa prej disa kohësh që pas depërtimit nga SHBA Romeo Leka qarkullonte i lirë në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)