Samiti i Ballkanit, mungon Serbia, Berisha: Rajoni progres në integrim
BËRDO- Samiti i Ballkanit Perëndimor në Slloveni është zhvilluar pa Serbinë. Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka shprehur keqardhjen që presidenti i Serbisë Boris Tadic ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim tepër të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.
“Vendi i tij është në këtë konferencë, zgjedhja është cështje e tij” – u shpreh kryeministri.
Berisha shtoi se ky është një takim shumë i rëndësishëm për gjithë vendet që aspirojnë për të ardhmen europiane dhe integrimin. Në fjalën e tij në këtë samit Berisha ka deklaruar se muajt e fundit gjithë vendet e rajonit kanë bërë hapa të mëdha përpara drejt integrimit.
“Shqipëria i kushton një vëmendje shumë të madhe bashkëpunimit rajonal. Dëshmi e një transformimi shumë të thellë, edhe një përpjekjeje shumë serioze në rrugën e integrimit. Kosova gjithnjë e më shumë po konsolidohet si një faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Ballkan” – theksoi Berisha.
Ai citoi me radhë zhvillimet e fundit si dorëzimi i kërkesës së Shqipërisë, Malit të Zi, e Serbisë për anëtarësim në BE, heqjen e vizave për tre vende, duke shpresuar se kjo gjë do të ndodhë edhe për Shqipërinë e Bosnjen këtë vit.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, i cili u paraqit në këtë konferencë si lider i shtetit të pavarur Kosovar, tha se Samiti rajonal është një mundësi e mirë për vendet pjesëmarrëse që të paraqesin vizionin e tyre për paqe, stabilitet dhe integrim europian.
I pranishëm ishte dhe komisioneri i zgjerimit Shtefan Fule i cili deklaroi se qëllimi i takimit është që vendet e rajonit të shohin një panoramë më të gjerë. “Kjo konferencë është një hap në drejtimin e mirë që vendet të kuptojnë se është në interes të tyre të punojnë bashkë”, tha Fule.
Samiti ballkanik u organizua nga Sllovenia dhe Kroacia me qëllimin për të ringjallur bashkëpunimin rajonal dhe për të sheshuar dallimet mes shteteve ballkanike që kanë një të ardhme të përbashkët. Por konfliktet e shkuara vazhdojnë të errësojnë takimet rajonale. Boris Tadic nuk mori pjesë për hir të pjesëmarrjes së Kosovës si shtet i pavarur.
(m.a/News24/BalkanWeb)