PD, Gumi: Opozita të hyjë në komision
TIRANE- Deputeti i PD, Viktor Gumi i ka bërë thirrje opozitës të marrë pjesë në komisionin hetimor për zgjedhjet, pasi ngritja e tij ka qënë edhe kryefjala e socialistëve, që shihnin tek ky komision sipas Gumit, transparenën e zgjedhjeve.
“Hetimi parlamentar i zgjedhjeve ka qënë kryefjala e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë këtë kohë dhe dje pas një pune të përgjegjshme disa javore të komisionit të ligjeve dhe të diskutimeve në seancë plenare Kuvendi i celi dritën jeshile hetimit kushtetues të zgjedhjeve të përgjithshme. Por dje Parti Socialiste provoi se nuk e do transparencën.” – u shpreh Gumi.
Gumi nënvizon se mazhoranca është e vendosur ti shkojë deri në fundpremtimeve të bëra publikisht, duke realizuar kështu edhe parakushtet e tjera të deklaruara për arritjen e konsensusit politik, me qëllim ushtrimin e rolit kontrollues të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën.
“Për Kuvendin e Shqipërisë është realizuar dhe përmbyllur në përputhje me Kushtetutën një nga temat më të nxehta të jetës politike në këto 7 muaj të cilat përbënin njëkohësisht edhe flamurin e betejës politike të opozitës. Mazhoranca deklaron se do ti qëndrojë të gjtha kushteve dhe premtimeve të bëra publikisht, duke realizuar kështu edhe parakushtet e tjera të deklaruara për arritjen e konsensusit politik, me qëllim ushtrimin e rolit kontrollues të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën” – përfundoi deputeti i PD.
(m.a/BalkanWeb)