Kukës, dy në pranga, për trafik armësh
KUKëS- Dy persona janë vënë në pranga me akuzën e trafikimit të armëve në Kukës. Fillimisht policia e Kukësit pas informacioneve të marra në rrugë operative ndaloi drejtuesin e një automjeti, 50-vjecarin Safet Braha, pasi në automjetin e tij tip furgon, janë gjetur dhe sekuestruar 5 pistoleta të tipit Zastava të kalibrit 06.35 me nga një krëhër me 5 copë fishekë.
5 pistoletat e tipit Zastava u gjetën të mbështjella me letër dhe sipër letrës kishin edhe një numër telefoni. Mësohet se Braha do të bënte vetëm transportimin e armëve, ndërsa poseduesi i tyre sic rezultoi më pas është Artan Sinamati 38 vjec, i cili po ashtu është vënë në prangat e policisë. Kjo e fundit vijon hetimet për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e armëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)