Origjina nga ilirishtja Dogme diktature
Shkenca moderne na thote se argumentet e perdorura deri me sot nuk jane te mjaftueshme per te dale ne kete perfundim. Gjuhetari pedagog ne Universitetin Friedrich Schiller ne Jene ne konferencen e djeshme shkencore trajtoi temen Studimi i shqipes mes gjuhesise dhe ideologjise. Sipas tij gjate viteve te diktatures ilirishtja u kthye ne nje dogme dhe ashtu si cdo fushe tjeter edhe gjuha u perdor nga diktatura si propagande. Problemi i shqipes ne familjen europiane eshte shume i gjate gati dy shekullor. Dihet dhe eshte vertetuar 100 qe shqipja eshte nje gjuhe indoevropiane. Ka nente familje te gjuheve indoevropiane dhe tre gjuhe te vecanta qe nuk kane te tjere vellezer dhe motra. Shqipja nuk eshte nje gjuhe jetime pasi eshte pjese e familjes se madhe por gjuhesia per shkak te se kaluares shkrimore te shqipes nuk mund te thote me shume se kaq thote Pani. Ka fjale qe shpjegohen me shqipen dhe i pari qe e gjeti kete u entuziazmua shume por me pas pati te tjere qe thane se shqipja ka lidhje dhe me trakishten. Ne studimet e bera ne universitetet e Vjenes Mynihut Bonit Jenes thellohet me tej ideja qe shqipja eshte pjese e gjuheve indoevropiane por vihet ne pikepyetje prejardhja e saj nga ilirishtja shton ai. Nese perkimi dhe shpjegimi i emrave nga ilirishtja permes shqipes deri me tani ka qene nje gur i forte ne kete teze duke iu referuar gjuhetarit Wilhelm von Humbold edhe sikur te krahasosh dy gjuhe cfaredo te botes do te gjejme te pakten 200 perkime. Dhe kete Pani e ilustron me perkimin e fjaleve shqipe me gjuhen baske qe jane shume larg njera-tjetres. Sipas Panit me se shumti mendohet se me shume gjase ne mesin e gjuheve indoevropiane ka qene dhe nje familje e quajtur nga gjuhetaret si endoevropianishtja e Ballkanit dhe shqipja eshte pjese e kesaj familje ku bejne pjese edhe trakishtja dhe ilirishtja. Madje disa fusin edhe armenishten per shkak te ngjashmerive qe ka por nuk ka thene fjalen perfundimtare. Ai permendi edhe tezen e mesapishtes pasi ka shume mbishkrime ne kete gjuhe qe nuk jane zberthyer dot dhe mendohet te jete e ngjashme me ilirishten. Nga ilirishtja ne kemi emra toponime dhe disa glosa e keshtu me radhe. Edhe pse jemi mbeshtetur shume tek emrat dhe toponimet gjuhesia e sotme thote se keto nuk jane argumente shume bindese. Argumente bindese jane struktura gramatikore mbaresat etj. kurse leksiku dihet qe eshte shume i levizshem. Nese pas 300 vjetesh dikush do hape regjistrat e gjendjes civile e do shohe emra si Esmeralda Jonida Klaus etj. mund te mendoje qe ketu kane jetuar popuj hebrenj suedeze gjermane etj.... Per Panin nese hedhin nje teze eshte e udhes qe ajo te mbrohet me argumente te forte ne te kundert te terhiqemi prej saj. Dhe duket se pretendimi se shqipja vjen prej ilirishtes nuk u mbeshtetka mbi argumente te forta pervecse mbi ato jashtegjuhesore te cilat duket se nuk mjaftojne. Tezat pro ilirishtes
Disa nga argumentet mbi te cilat jane mbeshtetur deri me sot mbrojtesit e tezes qe shqipja e ka origjinen nga ilirishtja
- Aty ku mendohet se eshte folur ilirisht dhe se kane banuar fise ilire sot banojne shqiptaret.
- Ne histori nuk flitet per ndonje migrim apo dyndje shqiptare ne Ballkan
- Perkimi apo shpjegimi i emrave te njerezve dhe toponimeve
Alma Mile