E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier batica e Adriatikut permbyt 150 shtepi

FIER - Rreth 150 shtepi banimi jane permbytur per shkak te nivelit te ujit deri ne nje meter qe ka pushtuar dje zonen rurale te Lushnjes. Mesohet se batica e detit ka shkaktuar carjen e brezit te reres dhe depertimin masiv te ujit ne pjesen me te madhe te zones ne shume fshatra te komunes Rremas. Te prekur nga batica kane qene fshatrat Karavasta dhe Rremas nderkohe qe te tjere fshatra jane permbytur per shkak te bllokimit te kanaleve ujitese dhe kulluese. Nen pushtetin e ujit te detit Adriatik kane qene gjate nates fshatrat Adriatik Mucias Karavasta Guri i Gomares Gradisht Kemishtaj Babunje. Banoret e zones se prekur nga batica e detit kane deklaruar se uji ka vershuar aq shpejt saqe nuk u ka dhene asnje mundesi per te marre masa dhe te sigurojne banesat me mure rere shtese. Ata kane deklaruar se uji ka qene ne nivel deri ne nje meter dhe u ka rrembyer gjene e gjalle ndersa banesat jane te bllokuara tashme nga llumi dhe uji. Sipas banoreve te Karavastase dhe Rremasit perreth 2 ore ka rene nje shi i furishem i cili nuk kishte ndodhur me pare ne kete forme. Banoret e prekur te cilet shkojne ne me shume se 2000 e kane kaluar naten jashte nga frika e nje permbytjeje tjeter. Autoritetet lokale kane shkuar ne vendin e ngjarjes per te siguruar kontrollin mbi situaten e krijuar. Sipas kryetarit te komunes Agim Rredhi shtabi i emergjences eshte ne gatishmeri dhe nese do te jete e nevojshme banoret do te evakuohen. Nderkohe uji ka pushtuar edhe me shume se 100 hektare toke kryesisht ne zonen e ish-kenetes se Terbufit. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›