E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyjne nga catia i vjedhin biznesmenit 4 milione leke

/ /

Persona ende te paidentifikuar kane hyre mbremjen e se dieles ne shtepine e biznesmenit te duraluminit Arben Hysolli duke marre prej andej dhe shumen e konsiderueshme te parave.
Sipas deshmise qe biznesmeni ka dhene ne polici mesohet se brenda ne banese ai kishte lene nje sasi prej 3 milione lekesh dhe 7 mije euro te tjera te cilat jane zhdukur pa nam e nishan. Nga burime te policise se Korces mesohet se ngjarja u shenua ne oret e vona te se dieles ndersa ne shtepine private te Hysollit nuk ndodhej asnje person. Te afermit e tij ishin jashte per te festuar nje gezim familjar nje ditelindje te nje prej anetareve te familjes. Ka qene nena e biznesmenit qe ka konstatuar vjedhjen kur ka hapur deren e shtepise dhe ka gjetur cdo gje ne shtepi te kthyer permbys. Menjehere i jane drejtuar vendit ku kishin lene parate para se te dilnin nga shtepia per te festuar por nuk eshte gjetur asnje prej kartemonedhave. Nga hetimet ka dale se vjedhesit kane hyre nga catia e shtepise duke mundur qe te dalin te qete me pas pa u pikasur nga askush. Sipas grupit hetimor parate mund te jene vjedhur nga persona te njohur me te demtuarin. Ata dyshohet se e kane vezhguar largimin e tij nga banesa duke e ditur nderkaq se Hysolli mbante nje shume te konsiderueshme te hollash ne shtepi. Fakti qe merrej me biznes e ka vene shtepine e tij ne shenjester te hajduteve. Policia ende nuk ka identifikuar autoret e kesaj vjedhjeje por ajo po punon intensivisht per zbardhjen e saj. Eksperte te kriminalistikes kane mbledhur ne vend gjurme gishtash me qellim qe te bejne krahasimet me personat e dyshuar. Gjate dites se djeshme jane marre deshmite e familjareve dhe vete biznesmenit jo vetem mbi pranine e parave ne shtepi por dhe te personave qe ata dyshojne se jane autore. Per ekspertet ekziston bindja e forte se te njohur te biznesmenit kane organizuar grabitjen pasi jo vetem e kane planifikuar ate por dhe se kane qelluar ne shenje duke marre sasine prej rreth 4 milione lekesh te reja.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›