Orikum, banorët sërish në protestë për pronat
VLORE- Ish-punonjës të ndërmarrjes bujqësore në orikum, njëherësh dhe banorë të qytezës kanë protestuar sërish për pronat që ata thonë se i kanë përfituar nga ligji 7501. Paraditen e së enjtes ata janë mbeldhur përpara dyerve të Hipotekës ndërsa kërkojnë shpjegim se përse lejohet ndërtimi në këto zona ndërkohë që konflikti ende nuk është zgjidhur.
Situata është tensionuar kur protestuesit kanë tentuar të dëmtojnë rrethimin ku kanë filluar ndërtimet.
Më pas protestuesit bllokuan tërësisht rrugën Vlorë Orikum duke krijuar trafik të rënduar në zonë. Ata thonë se do të vijojnë protestat deri në zgjidhje të konfliktit duke pretenduar se janë përfitues të tokës si ish punonjës së ndërmarrjes bujqësore.
Kjo nuk është hera e parë që zhvillohen protesta të tilla, të cilat shpesh kanë krijuar situata tensioni.
(e.n/News24/BalkanWeb)