Ruci takon Topallin: Propozimet e PS të shqyrtohen në fillim
TIRANë- Ka përfunduar takimi mes kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli dhe Kreut të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci. Ky takim u realizua për të kërkuar nga ana e Parlamentit mos zvarritjen e shqyrtimit të propozimeve të PS. Sipas Rucit, deputetët socilaistë do të rikthehen sot në Kuvend, ndërsa kanë kërkuar që në fillimin e punimeve të tij, të shqyrtohen propozimet e tyre. Kryetari i grupit Parlamentar ka theksuar se presin një përgjigje nga ana e kryeparlamentares.
“Bisedova me kryetraren e Parlamentit lidhur me seancën e pasdites, në të cilën nismat ligjore që kërkojnë transparencën e zgjedhjeve dhe që po zvarriten e nga ana e Kuvendit. I këkrova që nismat tona të shqyrtohen në fillim, ajo e mirëpriti kërkesën tonë dhe le të shohim se cfarë do të bëjë në seancën e pasdites” – theksoi Ruci.
Sipas deputetit socialist, propozimet e PS do të shqyrtohen në Kuvend në dt. 18, ndërsa në komisionin e ligjeve në 16 dhe kjo tregon se “pala tjetër”, sic e quajti Ruci kërkon të zvarrisë shqyrtimin e propozimeve me proceduara parlamentare
“Propozimet e PS në Kuvend do të shqyrtohen në datë 18 mars ndërkohë që na shqetëson fakti që ne kemi vullnet të mitë politik, ndërsa nga ana tjetër kërkohet që këto nisma të zvarriten me procedura parlamentare, ndërsa shqyrtimi në komisionin e ligjeve do të bëhet në datë 16.” – thekson Ruci duke e quajtur provokim të radhës nga ana e maxhorancës.
(m.a/BalkanWeb)