E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum demtohet zyra elektorale e kandidatit te pavarur

Nje tjeter incident per shkak te fushates eshte shenuar sot ne qytezen e Orikumit ku rreth ores 3.40 te mengjesit eshte sulmuar me sende te forta dhe gure selia qendrore e kandidatit te pavarur per Bashkine e Orikumit Hasan Laba.

Sipas te dhenave persona te papergjegjshem kane qelluar me sende te forta ne drejtim te zyres duke thyer fasaden ballore xhamat e lokalit si dhe kane shkaterruar disa nga tavolinat e karriget e lokalit ku eshte vendosur shtabi elektoral i kandidatit.

Policia ka mberritur ne vendngjarje rreth ores 9.30 ku pasi ka marre informacionin nga mbeshtetesit e Labes si dhe nga vete kandidati i pavarur per Bashkine e Orikumit ka filluar te beje matjet dhe fotografimet qe duhen ne kuader te nje hetimi.

Gjithashtu kandidati i pavarur Laba u shpreh per mediat se veprimi tregon fytyren e vertete te kandidateve kundershtare qofshin keta te majte apo te djathte. Kjo nuk eshte forma e duhur qe duhet te zgjedhin. Une i ftoj keta njerez te distancohen e te tregohen te pjekur tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›