E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum perleshje e pergjakshme mes policise dhe banoreve

12/11/2010Bllokojne rrugen per ne Jug arrestohen. Riorganizohen gure e bomba e molotov drejt policise

VLORE- Ajo cka nisi si nje bllokim rruge u kthye ne nje proteste te pergjakshme mes forcave te policise dhe banoreve te Dukati dhe ata te Orikumit.

Protesta e pare

Ka qene ora 07.00 e mengjesit te djeshem ku rreth 100 banore te Orikumit dhe Dukatit jane mbledhur ne uren hyrese per ne Orikum e cila ne te njejten kohe eshte dhe aksi i cili lidh Vloren me Saranden. Protestuesit kane tentuar te bllokojne rrugen por tentativa e tyre ka bere qe nje numer i madh forcash rendi te Vlores si dhe efektive te forcave speciale te ardhura dhe nga qytete e tjera duke e cuar ne mbi 120 numrin e efektiveve te pranishem te nderhynin per mos te lejuar kete gje. Pikerisht ky moment beri qe mes dy paleve te shkaktohej nje perplasje ku fillimisht pasi kane debatuar me fjale protestuesit kane nisur qe te qellojne me gure ne drejtim te forcave te rendit nderkohe qe edhe policia nisi qe te qelloje protestuesit si dhe duke shoqeruar shume prej tyre. Si bilanc i perleshjeve 3 protestues u plagosen nje prej tyre ne gjendje me te rende si dhe nga ana e efektiveve pati nje numer akoma me te madh.

Protesta e dyte

Rreth ores 0830 nje pjese e te rinjve te Dukatit dhe te Orikumit pasi jane riorganizuar jane drejtuar rruges se Llogorase per te bllokuar kete segment rrugor ne kerkese per lirimin e te arrestuarve. Banoret i jane drejtuar malit te Dukatit qe ka lidhje me gadishullin e Karaburunit ku dhe atje jane shoqeruar nga FNSH per te mos lejuar qe te bllokohej ky aks si ne gusht te ketij viti. Por dhe ketu perplasja me te rinjte e Dukatit nuk eshte shmangur pasi ne malin e Karaburunit banoret qe kane qene ne pjesen e siperme te malit kane filluar te godasin me gure policet shume prej te cileve kane marre plage si dhe jane larguar me vrap per ne pjesen e poshtme te rruges nderkohe qe kerkesa e protestuesve ishte lirimi i shokeve te tyre. Po nga policia jane degjuar dhe te shtena armesh si dhe jane hedhur bomba me gaz lotsjelles per te shperndare banoret e Dukatit.

Kerkesat

Banoret e Orikumit kerkojne zgjidhje te ceshtjes se pronave sipas ligjit 7501 ndersa ata te Dukatit kerkojne ne menyre te prere njohjen e pronesise per tokat ne gadishullin e Karaburunit dhe ne zonen e Llogorase. Banoret kerkojne njohjen e pronesise ne ato qe i cilesojne si toka te trasheguara nga te paret e tyre.

Policia

Ne mesdite policia e Vlores doli me nje deklarate per shtyp ku bente te ditur arrestimin e 13 personave si dhe ka bere te ditur se ne cilesine e proves materiale protestuesve u jane sekuestruar dhe 25 shishe bomba molotov te cilat u moren per ekzaminime te metejshme

Akuza qe rendojne mbi ta jane Organizimit grumbullimit dhe manifestimit te paligjshem Pengimin e qarkullimit te mjeteve Kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik Goditjen per shkak te detyres Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese.

Azem Vangjeli banues ne fshatin Dukat.

Berdo Bedaj banues ne fshatin Dukat .

Nuro Kulluari lindur ne fshatin Dukat.

Eltjon Dervishaliu banues ne fshatin Dukat i Ri.

Sokrat Gjikoka banues ne Vlore

Kujtim Berdo banues ne fshatin Dukat i Ri

Krenar Kazheli banues ne Orikum

Musa Xhebraj banues ne fshatin Dukat

Pelivan Ibroj banues ne Orikum

Denald Hoxha banues ne fshatin Dukat

Edmond Kulluri banues ne fshatin Dukat

Albert Hibroj banues ne Orikum

Jorgaq Kazheli banues ne Orikum Vlore.

Medin Habilaj iu kapen ne automjet dy bidone benzine si dhe mbi 20 shishe do te beheshin molotov

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›