Maradona, paradokset e ndjekin nga pas
Paradokset ndjekin Diego Maradonen kudo qe ai shkon. Ne artikujt e fundit te medieve ne Argjentine, kane lindur debate te forta, per faktin qe trajneri i vendit te tyre nuk eshte lejuar qe te marre pjese ne hedhjen e shortit te finaleve te Kupes se Botes. Trajneri argjentinas eshte perjashtuar per dy muaj, keshtu qe nuk do te jete ne hedhjen e shortit. Flitet se "Dora e Zotit" do ta ndjeke boterorin, nepermjet televizionit si shume te tjere ne te gjithe boten. "Maradona eshte perjashtuar zyrtarisht nga te gjitha aktivitetet e futbollit, - theksoi sekretari i Pergjithshem i FIFA-s, Xheremo Valkes. - nuk eshte vetem nje perjashtim per ndeshjet miqesore ose ndeshjet zyrtare. Ai eshte i perjashtuar edhe ne aktivitete, qe do te thote se nuk duhet te marre pjese ne hedhjen e shortit". Drejtuesi i larte i FIFA-s shkon edhe me larg se kaq: - "Nese Maradona do te punesohet tani per nje kompani mediatike, serish ai nuk do te falet dhe nuk do te kete akreditim per te marre pjese ne short". Pritet qe ne ceremonine e hedhjes se shortit te marrin pjese te gjithe trajneret e ekipeve te tjera, qe jane kualifikuar.