Elbasan, debaton me të ëmën, 20 vjeçarja vetëhelmohet me klor

Një vajzë e re ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar në Elbasan. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë, në lagjen Rapishtë të qytetit të Elbasanit, ku 20 vjecarja Zhulieta Nuredini, ka tentuar të vrasë veten duke u vetëhelmuar me klor. Menjëherë Nuredini është dërguar në spitalin Kirurgjik të qytetit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë uniformat blu, të pranishme në vendngjarje, bëjnë me dije se shkak i vendimit të vajzës për ndërmarrjen e një akti të tillë është bërë një konflikt që ka pasur me të ëmën.