E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orlando i dashuruar pas këmbëve të mia

Supermodelja Miranda Kerr mbahet në formë të mirë, dhe për këtë kujdeset për çdo detaj, që nga manikyri e deri te pedikeri.

Fotografët nuk ngurrojnë të fotografojnë shpesh këmbët e saj të bukura, por përtej këtij perfeksioni ka një motiv.

Është e vërtetë kujdesem maksimalisht për këmbët e mia, por vlen të theksoj se im shoq, Orlando është i fiksuar pas tyre, i dashuron, shprehet modelja, nënë e një fëmije.

Miranda dhe aktori Orlando Bloom u njohën me njëri tjetrin në vitin 2006, gjatë një sfilate të të brendshmeve të Victoria’s Secret. Pas joshjeve afro 1 vjeçare nga ana e Orlandos, ata u lidhën në vitin 2007 dhe më tej në vitin 2010 u martuan në nëpërmjet një ceremonie intime.

Tashmë Orlando dhe Miranda janë prindër të të voglit Flynn i lindur në 6 janar 2011,thekson “Zhurnal”. P.K

image

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›